Categories Lajme

Shqipëria, EUROSTAT: Buka, qumështi dhe mishi më të shtrenjtat

Shqipëria është vendi me çmimet më të larta të produkteve ushqimore në rajon. Sipas EUROSTAT  çmimet  e ushqimeve vlerësohen  sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian. Përsa i përket produkteve më të shtrenjta që blejnë shqiptarët rezultojnë qumështi, djathi dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian 97.9%.

Po ashtu edhe mishi dhe peshku rezulton një ushqim i shtrenjtë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian. Edhe përsa i përket bukës një ndër produktet e pazëvendësueshme për një familje shqiptare ,Shqipëria renditet një ndër vendet me çmimet më të larta.

Maqedonia është vendi me çmimet më të lira në rajon e ndjekur nga Bosnje Hercegovina Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Serbia. Kjo situatë është edhe më shqetësuese nëse krahasojmë të ardhurat që marrin qytetarët shqiptarë dhe ata të vendeve të rajonit. Një familje shqiptare shpenzon 44% të të ardhurave vetëm për sigurimin e ushqimeve. Shqipëria renditet në vendin e 102-të në botë dhe ndër të fundit në rajon sa i përket të ardhurave për frymë.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar të ardhurat e pritshme për frymë të shqiptarëve vlerësohen 5.37 dollarë. Midis 37 vendeve, Zvicra tregon nivelin më të lartë të çmimit për bukën dhe drithërat, për mishin dhe peshkun. Rumania është vendi më i lirë për bukë dhe drithëra. Për mishin dhe peshkun, nivelet më të ulëta të çmimeve vërehen në Maqedoninë Veriore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME