Categories Lajme

Shtatë fëmijë hyjnë në lumë të shpëtojnë shokun, mbyten që të gjithë

Një tragjedi ka pllakosur qytetin e Mixinit në Kinën Jugperëndimore. Mediat lokale raportojnë se një fëmijë kishte rënë në lumë por nuk po arrinte të dilte, dhe shtatë shokë të tij janë zhytur në ujë për ta shpëtuar.

Drama është se asnjeri prej tyre nuk arriti të dalë më gjallë prej andej. Fëmijët, që të gjithë nga i njëjti qytet i ndodhur shumë pranë metropolit të Chongcing, kishin shkuar të luanin bashkë në buzë të lumit. Kur mbërritën ekipet e ndihmës, për të miturit ishte shumë vonë.

Zhytësit kanë mundur të nxjerrin në breg të gjithë trupat e tyre të pajetë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbytja është shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët nën moshën 14 vjeç në Kinë. Ministria kineze e shëndetësisë vlerëson se afro 57,000 njerëz mbyten në të gjithë vendin çdo vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME