Vlora ka regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Mes tyre numërohen edhe dy pushues të infektuar. Ndërsa rastet e tjera janë raste kontakti të personave të konfirmuar pozitivë më herët. Personat e infektuar mësohet se janë në lagjen 1 maji dhe në rrugën transballkanike të Vlorës. Vlora numëron 110 raste aktive me koronavirus, duke u renditur në vendin e pestë në rang qarku, ku kryeson Tirana me 1589 raste.

