Categories Politike

Shtatë vende të BE: Të hapen shpejt negociatat me Shqipërinë

/ATSH-ANSA/ – Italia dhe gjashtë vende të Bashkimit Europian i kërkojnë Komisionit Europian nëpërmjet një letre të shtjellojë konkretisht propozimet për përmirësimin e efektivitetit të procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor brenda janarit të 2020.

Letra i drejtohet presidentit të ekzekutivit të Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker dhe është nënshkruar nga ministrat e Jashtëm të Italisë, Austrisë, Kroacisë, Polonisë, Republikës Çeke, Sllovenisë dhe Sllovakisë.

“Është e vërtetë që procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor vazhdon ngadalë dhe në mënyrë të parregullt, por, duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme”, shkruajnë krerët e diplomacive të shtatë vendeve. Krerët theksojnë se ”janë të gatshëm për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për një reformë të zgjerimit të BE-së, me objektiv fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin mars 2020″./ /os/ a.jor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME