Ish-ministri i Bujqësisë, njëherësh deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ka reaguar pas kthimit në Kuvend nga presidenti Ilir Meta të ligjit për Kadastrën.
Panariti thekson se Rama kërkon që tapitë, provat, kundër-provat, matjet, rimatjet, korigjimet e kufijtë të vjetër e të rinj të pronave të shqiptareve ti dizejnojë vetëm vetë duke nxjerrë jashtë loje gjykatat.
Sipas tij trau i fundit i antikushtetueshmërisë mbetet Presidenca, ndërkohë që shtoi se kartonat e komanduara të shumicës, nuk mund të shkelin mbi pronat e shqiptareve.
Panariti shkruan më tej se agjencia shteterore e kadastrave në varesi të kryeministrit nxjerr jashte lojë gjykatat dhe kushtetutën.
“L’Etat c’est Moi!.. Shtetit jam Une!.. Vete shkruaj, vete vulos? Tapite, provat, kunder provat, matjet, rimatjet, korigjimet e kufijte te vjeter e të rinj të pronave të shqiptareve, tani i dizenjon dhe i regjistron vetëm një dore! Kjo dore është Agjencia Shteterore e Kadastrave (ASHK) në varesi të Kryeministrit. Perfundimisht, nxirren jashte loje gjykatat , jashte loje Ministria e Drejtësise! Jashtë loje Kushtetuta e Shqipërisë!
Ligji i Kadastres do të rrezohej me lehtesi nga Gjykata Kushtetuese, për cenim flagrant të së drejtës së prones, por ajo nuk funksionon. Prandaj trau i fundit i antikushtetueshmerise mbetet Presidenca. Kartonat e komanduara të shumices, nuk mund të shkelin mbi pronat e shqiptareve, nuk mund të shkelin mbi Kushtetuten! Ky do ishte instalim i diktatit dhe i diktatures!”– shkruan Panariti.
