Categories Politike

Seanca e jashtëzakonshme në Kuvend, Balla: Meta ka kohë deri në orë 17:00!

Deputeti socialist Taulant Balla ka folur nga Elbasani për seancën e jashtëzakonshme që parlamenti do të mbajë pasditën e sotme me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama, ku do të dekretohen ministrat e rinj të kabinetit Rama 2.

Balla tha se deri në oren 17 Meta do ti ketë dhenë fund një historie të pakuptimtë që në të gjitha ministritë të vijojë puna.

“Shumë shpejt  kjo çështja e të drejtës të shpikuar nga Presidenti për ti hequr kuvendit të drejtën për tu shprehur do të zgjidhet nga Gjykata kushtetuese. I jepet fund një situatë artificiale për nevoja të brendshme të opozitës, që kanë bllokuar me pa të drejtë të drejtën e kryeminsitrit për propozimin e këshillit të minsitrave. Kuvendi vendos jo presidenti”, është shprehur Balla.

Sa i takon akuzave që kabineti i ri është teknik sesa politik, Balla tha se ministrat e rinj janë përfaqësues që kanë kontribuar në fushën politike.

“Të jesh politikë nuk do të thotë thjesht anëtarë i forumeve të larta por të marrësh përgjegjësi. Të gjithë minsitrat, përfshirë Z. Cakaj janë profesionistë të mirë, të cilët përmbushin pritshmëritë tona, që i kemi dhënë besimin. Diskutimi nuk ka vlerë”, është shprehur Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME