Categories Lajme

Shuhet 13 vjeçari nga Rahoveci që po kërkonte ndihmë për shërim

Erhan Erhan Mushla, 13-vjeçari nga Rahoveci, vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri dhe operacioni i tij duhet të bëhej jashtë vendit.

Mirëpo, fatkeqësisht, ai nuk i mbijetoi sëmundjes, duke ndërruar jetë sot, shkruan Syri Kosova.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook zyrtarët e shkollës ku ai mësoi.

“Na la një shok i mirë, e pabesueshme Erhan që ike kaq shpejtë, Zoti të dhëntë paqe e qetësi për shpirtin tënd. Shokët dhe shoqet e klasës VII/1 SH.F.M.U “Isa Boletini” Rahovec.

E nderuara familja Mushla me dhembje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Erhanit, ndajmë dhembjen me humbjen e nxënësit të nderuar, shembëlltyra e tij prej një nxënësi shembullor do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një kujtim i paharruar.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit e tij, për kohë të gjatë do t’a ndiejmë mungesën e Erhanit. Drejtoria e shkollës dhe Këshilli i Arsimtarëve SH.F.M.U “Isa Boletini” Rahovec” thuhet në njoftim. Ngushëllime familjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME