Categories Lajme

U vaksinua me Astra-Zeneca, gruaja ndërron jetë

Një grua 44-vjeçare në Greqi ka ndërruar jetë pak orë pasi ka marrë vaksinën Astra Zeneca. Mediat greke raportojnë se ajo mbylli sytë në orët e para të së martës.

Tashmë autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Sipas informacioneve të para ajo dyshohet se kishte pasur probleme të hershme kardiake.

Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou, u pyet për vdekjen e 44-vjeçares. Ajo deklaroi se informacioni i parë nga autopsia tregon se vdekja nuk ka ardhur si pasojë e trombozës.

Gruaja që ishte nënë e dy fëmijëve jetonte në Chalastra, Selanik. 44-vjeçarja shfaqi ethe të hënën pasdite, pasi ishte vaksinuar. Ekzaminimi mjeko-ligjor tregoi se nuk kishte asnjë reaksion alergjik dhe do të nevojiten ekzaminime të mëtejshme për analizën mikroskopike të mostrave.

Burri i saj deklaroi se ishte zgjuar të hënën në mëngjes nga ankesat e saj. Ai shtoi se simptomat kishin nisur një natë më parë ndërkohë që të nesërmen, e shoqja kishte filluar të merrte frymë me vështirësi. Ai menjëherë thirri një ambulancë dhe gruaja u dërgua në qendrën shëndetësore ku dhe ndërroi jetë./ abcnews/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME