Categories Sport

Shuhet 17-vjeçari i talentuar i Las Palmas

Një tragjedi ka prekur futbollin spanjoll. Jorge Sanchez Vaca ishte vetëm 17 vjeç dhe ëndërronte të bëhej një futbollist i madh, por adoleshenti i Las Palmas ka humbur jetën ditën e shtunë, së bashku me shokun e tij dy vite më të vogël. Të dy kanë përfituar të lahen në kanalin Orellana në Badajoz, zonë ku jetonin prindërit e Jorges. Për fat të keq, dy të rinjtë janë mbytur, lajm që u konfirmua nga Las Palmas. “UD Las Palmas mban zi për vdekjen e ish-lojtarit të sektorit tonë të të rinjve: Jorge Sánchez Vaca.

Ai kishte planifikuar për t’u bashkuar me Juvenil A sezonin e ardhshëm. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona familjes dhe miqve të tij“, shkruan klubi iberik. Vaca u rikthye këtë sezon te UD Jandia de Fuerteventura, pas një viti të kaluar te Las Palmas. Paraqitjet pozitive të djaloshit gjatë këtij viti, kishin bindur klubin që garon në La Liga 2 ta kthente sërish në bazë sezonin e ardhshëm, por dita e djeshme qëlloi fatale për Vaca me mikun e tij 15-vjeçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME