Categories Lajme, Sport

Si luheshin skedinat në kohën e komunizmit, historiani publikon dokumentin

Ish-drejtori i Arkivit, Kastriot Dërvishi  ka zbuluar që skedinat janë luajtur që në kohën e komunizmit. Dërvishi shkruan se llotaritë ishin një dukuri e fshehtë që luhej që me kampionatin italian dhe ishte bërë masive. Skediana luhej në kampionatin shqiptar të futbollit, kryesisht në kategorinë e parë, shkruan historiani. Krahas postimit të tij, Dërvishi ka publikuar edhe një skedinë të komunizmin, të cilën e ka ruajtuar për kuriozitet njerëzor.

“Në tetor 1990, pas disa vitesh ndalese të llotarive nga qeveria komuniste, nisi shitja e këtyre skedinave që u kamufluan me emrin “konkursi i parashikimeve sportive”. Erdhi ky veprim sepse dukuria e fshehtë e llotarive me kampionatin italian të futbollit ishte bërë masive. Shteti synonte ligjërimin, një sjellje ndryshe, kontrollin dhe vjeljen e fitimit financiar. Skedina luhej me kampionatin shqiptar të futbollit, kryesisht kategorinë e parë, por futej ndonjëherë edhe e dyta, gjysma pjesësh, si dhe nga basketbolli e volejbolli. Kam ruajtuar nga ajo kohë 2-3 skedina, si provë e një kurioziteti njerëzor, të vetmet, pasi kurrë nuk i kam ndjekur këto lojëra në vitet që pasuan, me gjithë llojet e emrave që ato patën”, shkruan Kastriot Dërvishi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME