Categories Lajme

Gjykata lë në burg Rexhepin, avokati i tij mbron Xhisielën: Nuk është ekstravagante, por qytetare e nderuar

Avokati, Ilir Murati  në ambjentet e Gjykatës së Apelit u shpreh se vendimi për Rexhep Rrajan ishte i padrejtë, pasi nuk përcaktohet koha e dhunimit të Xhisiela Malokut.  Ndër të tjera avokati u shpreh se Xhisiela nuk është një vajzë ekstravagante por një qytetare e nderuar.

“Këtë kërkon ligji, unë nuk përcaktova krah. Media e politizoi rastin së bashku me politikën. Media e shtrembëroi faktin . Nuk përcaktohet koha e dhunimit, kur është dhunuar. Gjykata është nën presion vendimi është i padrejtë. Xhisiela Maloku nuk është vajzë ekstravagante është një qytetare e nderuar”, tha avokati para gazetarëve.

Sot Gjykata e Apelit la në fuqi masën arrest me burg për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Pavarësisht pretendimeve të këtij të fundit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krujës.

Kërkesën për lirimin e tij e ka dorëzuar avokati i Rrajës Ilir Murati. Avokati i Rrajës thotë se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg pasi denoncimi i Xhisiela Malokut është bërë për shkak të xhelozisë.

Madje Murati thotë se “ka plot vajza që digjen për ‘hobi’ me cigare në trup”. Ai ka thënë se nga pamjet e kamerave Rexhep Rraja dheXhisiela Maloku dolën të përqafuar nga hoteli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME