Categories Lajme

Gjendet fouristrada e bërë shosh nga plumbat në Shkodër, gjenden gjurmë gjaku në të (Ja dyshimet)

Policia e Shkodrës në orët e mëngjesit tre ditë më parë ka gjetur në fshatin Shtoj i Vjetër në afërsi të shinave të trenit një fouristradë e cila ishte gjuajtur me një breshëri plumbash, ngjarje e cila është tentuar të mbahet e fshehtë.

Brenda fouristradës forcat e policisë kanë gjetur edhe njolla gjaku.

Dyshohet se një person që ka qenë brenda makinës është plagosur, por nuk dihet më tej lidhur me fatin e tij.

Deri më tani ende nuk ka asnjë lloj informacioni se ku ndodhet ai shtetas dhe se kush është plagosur.

Megjithatë sipas burimeve nga vendngjarja por edhe burime policore ka një dyshim se kemi të bëjmë me një person problematik që dyshohet se ka qenë brenda fouristradës.

Forcat e policisë kanë shoqëruar shumë persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja ndërsa po ashtu janë marrë në pyetje shumë të tjerë.

Një prej të dyshuarve kryesor por jo i vetëm sipas burimeve nga vendngjarja dhe policisë është edhe shtetasi Artan Koçeku.

Ky i fundit është person i shpallur në kërkim që në dhjetorin e 2017-ës si autor i dyshuar për vrasjen e shtetasit Angjelin Shkambi, ngjarje e ndodhur tek varrezat e Stom Golemit.

Kjo vrasje dyshohet nga policia se erdhi pas një borxhi mes viktimës dhe autorit për pazare droge. Fouristrada e cila është qëlluar me breshëri plumbash natën e 14 tetorit të këtij viti rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosura.

Në spitalin rajonal të Shkodrës sipas burimeve që nga nata e 14 tetorit nuk ka shkuar asnjë person i plagosur me armë. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë dytësore që nuk ka qarkullim të shpeshtë dhe larg vëmendjes së njerëzve, detaje këto që e vështirësojnë punën e efektivëve.

Deri më tani kjo ngjarje nuk është bërë e ditur nga policia e Shkodrës në njoftimet e saj ashtu si në të gjitha rastet e tjera. Policia po heton për të zbardhur të plotë këtë ngjarje mbi autorët dhe për të gjetur nëse personi i plagosur ka qenë i dyshuari Artan Koçeku apo ndonjë tjetër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME