Categories Lajme

Vrasjet pa autor në Shkodër, shoqërohen 10 persona në polici, arrestohet 39-vjeçari

Pas vrasjeve kriminale të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës, policia ka shoqëruar 10 persona në polici dhe ka arrestuar në flagrancë 39 vjeçarin Blerim Beqiri, i cili qarkullonte i armatosur.

Siç njofton policia, 39 vjeçari banues në fshatin Oblikë të Shkodrës, qarkullonte me armë zjarri. Më pas policia në kontrollin e shtëpisë të tij ka gjetur edhe 370 fishekë luftarakë model 56. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Njoftimi i policisë

Kontrolle të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore. Kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo të ftohta si dhe  për kapjen e personave në kërkim. Kontrollet nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër. Gjatē kontrolleve Policia arreston në flagrancë një 39 vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri pistoletë me fishek në fole.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me Forcën Operacionale në D. V. P. Shkodër si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u  kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:  Blerim Beqiri, 39 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve te befasishme në nje lokal,  këtij shtetasi  policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë  të mbushur me fishek në fole.Gjithashtu  gjatë kontrollit  në banesën e këtij shtetasi Policia   gjeti dhe  370 fishekë luftarakë model 56. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME