Categories Lajme

Si nëpër filma/ Makina nuk i bindet urdhrit dhe pëson aksident, plagosen katër sirianë

Një person që po transportonte shtetas sirianë ka pësuar aksident ndërsa ndiqej nga policia në Pogradec. Burime  bëjnë të ditur se automjeti është përplasur pranë vendit të quajtur Lapidari. Për pasojë, katër shtetas sirianë janë lënduar. Të lënduarit janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit ku ndodhet jashtë rrezikut  për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 26.07.2020, rreth orës 08:45, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, tek vendi i quajtur “Lapidari i Blacës”, janë përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin M. Ç., rreth 19 vjeç, banues në Durrës, me një mjet tjetër furgon tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. J., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec, ku për pasojë janë dëmtuar lehtë 4 shtetas të huaj të cilët udhëtonin me mjetin tip “Audi”, të cilët morën ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Mjeti tip “Audi”, me të cilin po transportoheshin 7 shtetas të huaj, nuk i ka ndaluar patrullës së Policisë Rrugore, Policisë Kufitare dhe shërbimeve të FRONTEX-it, të cilët janë vënë në ndjekje të tij. Me dy drejtuesit e mjeteve po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si edhe rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME