Categories Lifestyle

Si të kurseni energji teksa ngroheni me kondicioner

Ngrohja dhe ftohja e shtëpisë tuaj përbën pothuajse rreth 50 për qind të faturave vjetore të energjisë. Për të ruajtur energjinë teksa përdorni kondicionerin për t’u ngrohur, është e rëndësishme të ndiqni disa udhëzime.

Provoni të:

Rregulloni kondicionerin në temperaturën e duhur.

Modifikoni kondicionerin për oraret e gjumit, punës dhe pushimit.

Ndryshoni rregullisht filtrin e ngrohjes.

Në mënyrë që të ruani energji dhe të keni një ambient të ngrohtë në shtëpinë tuaj, provoni ta gradoni kondicionerin në temperaturën 20 gradë Celsius. Filloni ta ulni kondicionerin me nga një gradë çdo javë, derisa ju të arrini një ambient të përshtatshëm. Ulja e gradimit një shkallë më pak se ajo e zakonshmja do t’ju bëjë të kurseni energji deri në 3 për qind në faturën tuaj.

Përpiquni të ndryshoni temperaturën e kondicionerit gjatë gjumit, duke e ulur atë deri në 3 gradë më pak, në varësi të nivelit tuja të rehatisë. Me disa batanije shtesë mund të flini në mënyrë të përsosur pa shpenzuar energji shtesë. Kondicionerët e programueshëm janë një mënyrë perfekte për të kursyer energji. Vendosja e një orari ju lejon të përfitoni nga kursimet e energjisë pa pasur nevojë të bëni rregullime ditore.

Është e rëndësishme të mos përdorni të njëjtat parametra çdo ditë të javës. Ndryshoni programimin në mënyrë që të mos përdorni energji kur nuk jeni në shtëpi Nëse mund të flini në temperaturë më të ulët, vendoseni kondicionerin në temperatura të freskëta 30 minuta para kohës së zakonshme të gjumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME