Categories Lajme

Si u “fundos” nga pamjet filmike drejtori i kufirit në Korçë

Kryekomisari Stiljan Pasho, me detyrë shef i Sektorit të Kufirit në Korçë është përjashtuar nga Policia e Shtetit, pasi u ndalua dy ditë më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me akuzën e përfshirjes në trafik droge.

Në komunikatën e së enjtes thuhej se kryekomisari me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin e tij, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi, në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin me iniciale L.L., të kalojë kufirin në Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet, si dhe ka urdhëruar vartësit e tij për mos kryerjen e kontrollit të mjetit.

Shtetasi i cili u favorizua nga Pasho, u kap nga autoritetet greke me 26 kilogramë lëndë narkotike në automjet. Masën e përjashtimit, Policia e Shtetit e lajmëroi dje me anë të një njoftimi zyrtar, ndërkohë që pamjet e kamerave në pikën kufitare kanë fundosur kryepolicin kufitar.

Mjeti i trafikantit të drogës duket teksa kalon e pa ndaluar fare për kontroll, ndërkohë që policia fokusohet te një mjet tjetër që po kalonte në pikën doganore.

NJOFTIMI I PËRJASHTIMIT:

Përjashtohet nga Policia e Shtetit kryekomisar Stiljan Pasho. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, pas hetimeve paraprake të kryera, i ka propozuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili e ka miratuar menjëherë, përjashtimin e punonjësit të Policisë, kryekomisar Stiljan Pasho, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Përjashtimi i menjëhershëm i tij u bë për shkelje të rëndë disiplinore të rregullores së Policisë së Shtetit, parashikuar nga neni 208 “Rastet e veprimeve korruptive”, pika 3 “Përdor pozitën e tij si punonjës i Policisë, për interesa private për vete ose për të tjerët’”, dhe nga neni 209 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë”, pika 1 “Pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Më datë 30.11.2023, Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë ndaloi punonjësin e Policisë Kryekomisar Stiljan Pasho, në kuadër të një procedimi penal të referuar nga Sektori i AMP-së, Korçë, për veprën “Trafikim i narkotikëve”.

Konkretisht, nga hetimet rezulton se Kryekomisar Stiljan Pasho, me veprime konkrete dhe të drejtpërdrejta, si dhe duke përdorur detyrën e tij ne DVKM Korçë, në intervale të ndryshme, ka ndihmuar shtetasin L. L., të kalojë kufirin në PKK Kapshticë, pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjetin e tij, dhe ka urdhëruar dhe vartësit e tij që të mos ushtrojnë kontroll.

Policia e Shteti mbetet e vendosur që në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me qytetarët, të largojë nga radhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën apo përfshihet në veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME