Categories Lajme

Si u trafikuan 500 kg kanabis që u kap në Malin e Zi

Porti i Durrësit është sërish nën hetim në lidhje me afro 500 kg kanabis që u gjetën në Mal të Zi, drogë e cila kishte kaluar përmes kufirit shqiptar.

Në pranga kanë rënë babë e bir Ilirjan dhe Kristi Orhani, të cilët ishin shoferë të kamionit me lëndë drusore, por që brenda kishte të fshehura 180 pako me drogë.

Kamioni përpara se të kalonte drejt Malit të Zi, ishte futur në skanerit e Durrësit, pasi pika kufitare e Bozhajt nuk e ka një të tillë.

Më pas ngarkesa ishte nisur drejt vendit fqinj. Një nga pistat e hetuesve është kamioni ka qenë i mbushur me drogë dhe është lejuar që të kalojë pa probleme në skaner. Për të hedhur dritë mbi këto dyshime është angazhuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila do të verifikojë nëse lënda narkotike është lejuar qëllimisht re nga punonjësit dhe efektivët e policisë në Portin e Durrësit.

Një pistë tjetër që po hetohet është edhe mundësia që droga të jetë futur në kamion pas kontrollit të skanerit. Policia e Shkodrës ka kryer verifikimet e itinerarit drejt veriut dhe është parë që kamioni nuk ka kryer ndalesa përgjatë këtij qarku.

Ndaj dyshimet mbeten në Tiranë ose në Durrës ku mund të jetë ngarkuar kanabisi.

Ilirjan dhe Kristi Orhani figurojnë si punëtor të kompanisë që ka në pronësi kamionin, e regjistruar për import-eksport të frutave ekzotike. Pronari i firmës është Ariel Damo. Ky i fundit është marrë në pyetje nga agjentët e Shkodrës, ku mësohet se ka mohuar që të jetë i përfshirë apo të ketë dijeni në trafikun ndërkombëtar të drogës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME