Categories Lajme

Sinoptikanët tregojnë kthesën e madhe që pritet të bëjë moti të dielën

Në Shqipëri pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Më shumë vranësira priten në pjesën veriore të vendit ku vende-vende priten edhe reshje shiu dhe rrebeshe me vetëtima dhe bubullimë. Mot kryesisht i thatë, por relativisht i ngrohtë pritet në territorin e Maqedonisë së Veriut, me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, ndërsa në Mal të Zi pritet mot i vranët dhe me reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale kohore me diell. Edhe pse do të jetë vranët nuk pritet të jetë ftohtë për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu.  Reshje më të shpeshta shiu priten në veri të Shqipërisë, kurse në Mal të Zi priten reshje mjaft të fuqishme shiu. Në viset tjera reshje të pakta dhe lokale. Të shtunën reshje lokale shiu priten edhe në Kosovë, ndërsa të dielën na pret mot i ngrohtë me vranësira dhe intervale kohore me diell./MeteoBallkan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME