Categories Lajme

Situata dhe turizmi, Italia thotë se do të largohet nga BE

Përveç numrit të lartë të viktimave dhe dëmeve të mëdha në ekonomi, koronavirusi nxori në pah dhe brishtësinë e marrëdhënieve mes shteteve të Bashkimit Europian.  Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte kritikoi një plan të propozuar nga BE në lidhje me turizmin i cili planifikon të lejojë “korridore të gjelbra” mes vendeve anëtare të bllokut dhe kërcënoi se kjo gjë mund të çojë në largimin e Italisë nga unioni. Sipas këtij plani, korridoret e turizmit do të lejojnë disa vende me numër të ulët ose në rënie të të infektuarve me koronavirus të hapin disa destinacione derisa kufijtë të hapen plotësisht.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë marrëveshje dypalëshe brenda Bashkimit Europian që do të krijojnë destinacione të privilegjuara turistike. Turizmi nuk mund të kushtëzohen nga marrëveshje dypalëshe, në të kundërt ne largohemi nga Unioni. Nuk do ta lejojmë këtë gjë”,-deklaroi Conte duke nënvizuar se ky sektor përfaqëson 13% të GDP të vendit të tij.

Komentet e kryeministrit Conte vijnë pas debateve që janë hapur në BE nëse duhet të lejohen “korridoret e gjelbra” ose “flluskat e udhëtimit” mes vendeve bazuar në situatën e tyre epidemiologjike. Conte bën me dije se ka paralajmëruar presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen se këto korridore mund të çojnë në “shkatërrimin” e tregut të përbashkët europian./ Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shakaja që përfundoi në tragjedi në Fushë-Krujë/ Kush është 16-vjeçari Enes Isaku që humbi jetën nga rënia e ashensorit

Tragjedia në dasma/ 16-vjeçari Enes Isaku humbi jetën nga rënia e ashensorit, arrestohet kolegu 26-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parandalohet atentati në Lezhë/ 3 të arrestuarit dyshohen për tri vrasje, mes tyre ajo e Myrtajt në Sarandë

Dyshohen si vrasës me pagesë/ Vinçesk Piroli dhe dy të arrestuarit e tjerë nën hetim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pasqyra e Çmimeve” online, qytetarët mund të krahasojnë çmimet e produkteve

Platforma digjitale “Pasqyra e Çmimeve” është tashmë e aksesueshme online përmes faqes zyrtare pasqyraecmimeve.al, duke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fieri/ Gjykata liron Sokol Hoxhën, i parashkruhet dënimi me 25 vite burg për vrasjen e tre personave

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur lirimin e 51-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME