Categories Sport

Skadon kontrata e Messit me Barcelonën

Kontrata e super yllit të Barcelonës, Lionel Messi, në gjigantin spanjoll të futbollit skadoi të mërkurën në mesnatë, duke e lënë të pasigurt të ardhmen e tij në klub.

Sipas faqes gjermane të të dhënave të futbollit ”Transfermarkt”, që nga e enjtja 34-vjeçari Messi, aktualisht është pa klub.

Në maj, presidenti i Barcelonës Joan Laporta konfirmoi se bisedimet për një marrëveshje të re me kapitenin e ekipit Messi po shkonin mirë, por nuk kishin përfunduar ende.

Ai tani është i lirë të zhvillojë bisedime me klube të tjera si Paris Saint-Germain dhe Manchester City, të dyja këto që thuhet se i janë afruar.

Messi ka shënuar 672 gola për Barcelonën në 778 ndeshje që nga viti 2005, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të klubit spanjoll dhe lojtarin me më shumë ndeshje në historinë e Barcelonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME