Categories Lajme

Sondazhi/ Xhepat e shqiptarëve! 62.8% e qytetarëve e vlerësojnë si shumë të keqe situatën ekonomike

62.8% e shqiptarëve e vlerësojnë si shumë të keqe situatën ekonomike në vendin tonë. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania në dhjetor, vetëm 12% janë shprehur që situata ekonomike është e mirë, ndërsa 24.8% janë shprehur se është njësojë.

Qershori 2022 ka qenë muaji ku numri i atyre që mendojnë negativisht për situatën ekonomike ka qenë më i vogël me 57%. Në shtator, numri i të pakënaqurve rritet në 69.3%, në tetor shkon 80.2% ndërsa në dhjetor ka serish një rritje në 62.8%. Ndërsa ata që mendojnë pozitivisht për situatën ekonomike në qershor kanë qenë 14.4%, në shtator kanë rënë në 6.2%, në tetor 2.9% dhe në dhjetor ka sërish një rritje në 12%.

Por shqiptarët janë më optimistë për 2023, ku 35.5% mendojnë se gjendja do të përkeqësohet, 27.3% më pak se ata që mendonin negativisht për situatën aktuale. Ndërkohë, ka një rritje të atyre që mendojnë se situata do të jetë njëlloj në 41%, nga 24.8% që ishin për situatën aktuale. Po ashtu, ka një rritje të atyre që mendojnë se situata do të jetë më mirë në 21.4%, nga 12% që ishte për situatën aktuale.

Kur i shohim sipas nivelit të pagave, ata që mendojnë se në 12 muajt e ardhshëm situata do të përkeqësohet, ata që zënë hapësirën më të madhe nga qershori në tetor, janë ata me paga më të ulëta. Por ky raport përmbyset në muajin dhjetor ku 35.85% e zënë ata me paga më të larta dhe 34.2% janë ata me paga më të ulëta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME