Categories Lajme

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, kontrolloni nëse jeni fitues

Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe iu është dashur të presin dhe një muaj më tepër do të mund të mësojnë nga sot nëse janë fitues. Ndonëse përgjigjet priteshin të merreshin nga 5 maji, për shkak të pandemisë, dalja e tyre u shty nga Departamenti Amerikan i Shtetit deri më 6 qershor. Pra, duke filluar nga dita e sotme mund të kontrolloni nëse jeni përzgjedhur. Të regjistruarit e DV-2021 do të kenë mundësinë të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

NJOFTIMI I AMBASADES MË 4 MAJ

PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021. Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME