Categories Sport

Sot/ Hidhet shorti në Champions League, priten përballje gjigantësh!

Sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e 1/16-ave në Champions League. Kështu, në vazon e parë janë thuajse të gjitha ekipet e mëdha, me përjashtim të Leipzig e Valencias. Ndërkohë, në vazon e dytë nuk ka ekipe që mund të cilësohen të lehta apo të kalueshme, pasi me përjashtim të Atalantës, të tjerat janë skuadra të cilat kanë histori në Europë, duke filluar nga fituesit në fuqi të Liverpulit apo rekordmenët e Real Madrid.Rregullat e shorti të së hënës përcaktojnë që nuk mund të vihen përballë skuadra të të njëjtit shtet, apo ekipe të cilat kanë qenë në të njëjtin grup në turin që sapo u mbyll. Si fitues të grupeve në short do të jenë Barcelona, Bayern Munich, Juventus, Leipzig, Liverpool, Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Valencia. Ndërsa si vend i dytë janë kualifikuar Atalanta, Atletico, Chelsea, Dortmund, Lyon, Napoli, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur.

Fituesit e grupeve ndeshjen e dytë do ta luajnë në shtëpi. Kjo fazë pritet të sjellë disa ndeshje mjaft interesante për shkak të pozicionimit të Real Madridit, Atleticos, Chelseat e Tottenhamit në vendet e dyta. Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhet më 18, 19, 25 dhe 26 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 10, 11, 17 dhe 18 mars.

Image

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME