Categories Lajme

Standardi i ri global për shkëmbimin automatik të informacionit/ Tatimet, apel individëve pёr pёrcaktimin e rezidencës fiskale

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton tё gjithё individёt pёr t’iu pёrgjigjur thirrjes se institucioneve financiare ku ata kanё llogari, pёr plotёsimin e vetёdeklarimit tё nevojshёm pёr pёrcaktimin e rezidencës sё tyre fiskale. Shqipëria është e angazhuar të fillojë shkëmbimin automatik të informacionit për llogaritë financiare të OECD-së n në fund të vitit 2020. Shkëmbimi automatik i informacionit është rëndësishëm për të luftuar problemin e evazionit fiskal offshore, shmangien e grumbullimit të parave jashtë vendit, bën të mundur shmangien e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, lufton krimin financiar, ashtu sikurse parandalon dhe zbulon krimin midis vendeve anëtare që kanë firmosur marrëveshjen AEOI.

Duke filluar nga 11 marsi i këtij viti kur hyri në fuqi ligji “Për shkëmbimin automatik të informacionit për llogaritë financiare”, të gjitha institucionet financiare në Shqipëri, përfshirë edhe bankat, janë të detyruar të zbatojnë procedurat dhe masat për përmbushjen e detyrimeve të këtij ligji që përcakton raportimin pranë DPT për llogaritë e konsideruara si të raportueshme, sipas standardit CRS – Common Reporting Standard – që figurojnë të çelura me datë 1 janar 2019 dhe për ato të hapura gjatë vitit 2019.

Mbi 100 shtete dhe territore, përfshirë të gjitha qendrat kryesore financiare, janë pjesë e AEOI ose kanë deklaruar qëllimin e tyre për ta miratuar standardin. Baza ligjore për AEOI ka hyrë në fuqi më 1 janar 2017. Standardi i ri global për shkëmbimin automatik të informacionit (AEOI) zvogëlon mundësinë e evazionit të taksave. Ajo siguron shkëmbimin e informacionit të llogarive financiare jorezident me autoritetet tatimore në vendin ku jeton personi që ka llogarinë. Palët që zbatojnë marrëveshjen AEOI shkëmbejnë informacione për të cilat është rënë dakord paraprakisht, pa pasur nevojë të dërgojnë një kërkesë specifike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME