Categories Sport

Strakosha heroi i Lacios: pret penalltinë dhe i dorëzon fitoren Inzaghit

Lacio është e pamundur në shtatë javët e fundit të kampionatit me 5 fitore e dy barazime e për të parën herë nga prilli 2015 ka realizuar të paktën dy gola në shtatë sfidat e fundit radhazi të Serie A. Nëse për realizimet merita është krejtësisht e Immobile, Luis Alberto e Correas, që me golin e shënuar kundër Leçes ka shkuar në kuotën 6 duke kaluar rekordin personal, seritë pa humbje kanë gjurmën e Thomas Strakoshës, vendimtar edhe kundër Leçes.

Një penallti e pritur në minutën e 67, një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Babacar e shumë pritje të komplikuara gjatë ndeshjes, e bënë portierin e kombëtares shqiptare të përjetojë një pasdite absolutisht si protagonist.

4-2 është imponuar Lacio kundër një Leçe të mirë, duke vazhduar vrapimin drejt zonës së lartë të renditjes me 24 pikë. Në Olimpico bardhekaltrit zhbllokuan ndeshjen me Correa (30′) por u rikuperuan në pjesën e parë nga Lapadula (40′). Në 45 minutat e dyta skuadra e Inzaghi shpërtheu me Milinkovic (62′), Immobile (penallti 77′) e Correa (80′). I kotë goli i La Mantia pesë minuta nga fundi, që nuk ndryshoi dot fatet e lojës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME