Categories Lajme

Studentja që “tërboi” kryeministrin: Rama më telefonoi në 10 të darkës, po bën monolog

Debati i studentes Ana, me kryeministrin Rama te Universiteti Politekniku i parapriu largimit të një grupi të madh studentësh të cilët lanë sallën në mes të takimit me Kryeministrin.

Pas daljes nga takimi, studentja e Arkitekturës tha se nuk mund të qëndronin më për të dëgjuar monologun e Ramës.

Studentja: Ne u larguam nga monologu që ai po bënte me veten e vet. Brenda ka akoma studentë nëse mund ti quaj studentë sepse janë të gjithë të paguar nga kryeministri apo kryetarët e FRESSH. Nuk janë studentë që realisht po luftojnë për 8 kërkesat, ata po luftojnë për zotin Kryeministër.

E ndërsa qartazi gjithë këto ditë janë shprehur kundër dialogut, studentja sqaron dhe arsyen se pse u bënë pjesë e këtij takimi.

Studentja: Sepse i duhen thënë disa të vërteta në sy, troç, ndryshe nuk ka mënyrë tjetër. Më bëri telefonatë në orën 22:30. I kam dhe bisedat në whatsapp. Rama kishte dembelizmin mendor për studentët, për ne që kemi ndenjur gjithë këto ditë në protestë. Na quante dembelë, na ka quajtur ngelsa. Për atë fjalë ofenduese është vetëm zhvatje me vetëdije, që ishte një nga gjërat që unë i kam thënë. I kam shkruajtur unë e para. Kaq e vështirë është që këto 8 pika të dalin me VKM? Nuk ktheu përgjigje, më tha lexo më mirë mesazhin që të ktheva.

Më herët, gjatë takimit, Ana, një studente, ia tha troç kryeministrit Rama se po bën monolog me ta dhe po luan “kukafshehti” duke takuar veç e veç studentët.

Pas fjalës së saj, një grup studentësh u larguan nga salla.

Studenti: Çfarë jemi ne për ju? Jemi lolo të qeverisë?

Rama: Çohu dhe ik. Unë i respektoj të gjithë ata që më shkruaj.

Studentja: Nuk ke çfarë më shpjegon. E ke thënë troç dhe më ke marrë në telefon. Nuk na blini dot siç keni blerë 100 apo 1000 freshista. Nuk na kërcënoni dot duke na thënë që do t’u heqim prindërit nga puna apo duke na kërcënuar. Ky nuk është dialog por i manipuluar. Dialogu duhet të ishte bërë me të gjithë studentët dhe jo veç e veç. Po luani atë lojën kukafshehti. Këtë keni bërë me të gjitha universitetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME