Categories Sport

Juventus godet në merkato, firmos një mbrojtës të majtë

Frika për një largim të tij drejt Premier League, e ka detyruar Juventusin të rinovojë me mbrojtësin e majtë, Alex Sandro. Braziliani i cili pëlqehej nga Chelsea dhe Manchester United ka rinovuar me bardhezinjtë deri në vitin 2023. Konfirmimi ka ardhur nga vetë faqja zyrtare në internet e klubit.

“Tifozët mund të jenë të sigurt për të patur një lojtar i cili gjithmonë do të japë 100% për të arritur fitore. Me këto fjalë, në vitin 2015, Lobo Silva Alex Sandro u prezantua te Juventusi. Dhe sot, dita në të cilën shpallim me kënaqësi se marrëdhënia jonë do të vazhdojë deri në vitin 2023. Mund të themi se fjalët e tij kanë qenë profetike.”- shkruan mes të tjerash “Juventus.com”.

Ndërkohë i kënaqur është shfaqur dhe 27 vjeçari.

“Për mua, familjen time dhe gjithashtu për shokët e mi të ekipit është një ditë shumë e lumtur. Unë u them tifozëve se do të bëj gjithmonë më të mirën, siç kam bërë deri tani, për tu përmirësuar përsëri. Në këto vite kam mësuar mentalitetin e klubit. Këtu ne gjithmonë punojmë për të fituar dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë “, tha Alex Sandro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME