Categories Politike

Berisha pyet Ruçin: Je ti kryetar apo Sadri Abazi?

Ka rinisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku të pranishëm janë mazhoranca dhe opozita. Kryeministri Rama ndërkohë ndodhet në takimin me studentë tek Politekniku.

Para Kuvendit janë mbledhur sërish studentët të cilët i janë drejtuar Kuvendit për trajtimin e 8 kërkesave të tyre.

Si pikë të parë kanë rritjen e buxhetit të arsimit me 5% të GDP-së.

Seanca nisi me debate për praninë e mediave por edhe mungesën e Ramës. Ish-Kryeministri Berisha i kërkoi Ruçit ta thërrasë me urgjencë.

Berisha: Ka një detyrim Kushtetuta e vendit dhe Kushtetuta e Parlamenntit. Kur është fjala për buxhetin , kreu i ekzekutivit duhet të jetë këtu. Jo me vezë e speca po ta gjuajnë, por dhe me ato të tjerat që i meriton 10 herë më shumë. Thirre të vijë këtu urgjent se bëhet fjalë për buxhetin e shtetit. Nuk mund ta përfaqësojë askush atë. Kjo është shkelje e rëndë.

Ruçi: Nuk është buxheti sot, është dekreti i presidentit për buxhetin. Dekreti për buxhetin është tjetër gjë, buxheti i shtetit është gjë tjetër.

Berisha: Jeni ju apo Sadri Abazi kryetar parlamenti, që flet aty si çakall.

Live nga parlamenti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME