Vjen një kohë në një lidhje kur pyetja se “Sa partner/partnere keni fjetur”? vjen në një bised. Mesatarisht burrat kanë më shumë apo edhe kanë pasur në të kaluarën më shumë partnere sesa gratë, mirëpo ekziston edhe një mundësi e madhe se burrat kanë tendencë të ekzagjerojnë rreth kësaj pyetje.
Një studim i ri ka treguar se meshkujt kanë tendencë të e rritin numrin e partnereve dhe kjo është arsyeja se pse numri i tyre e tejkalon atë të grave, raporton “The Independent”, transmeton lajmi.net. Në anën tjetër, gratë mundohen të kujtojnë numrin e saktë e partnereve që kanë pasur në të kaluarën. Hulumtuesit nga Universiteti Glaskovit kanë vendosur të hulumtojnë pabarazinë midis numrit të partnerëve seksual që burrat dhe gratë pretendojnë që i kanë pasur në të kaluarën.
Dhe me këtë hulumtim ata kanë ardhur në përfundim se ekzistojnë 3 arsye kryesore se pse burrat e anketuar në hulumtim kanë pasur dyfishë më shumë partnerë sesa gratë. E para, është se burrat kanë një tendencë më të madhe për raportuar ‘vlera ekstreme’, kështu që ata më mirë rritin numrin e partnerëve sesa të japin një shumë të caktuar.
Së dyti, gratë kanë preferuar të llogaritin numrin e saktë të partnerëve dhe kjo është arsyeja se pse përgjigjet e tyre kanë qenë më të sakta. Dhe së fundi, u zbulua se burrat dhe gratë kishin qëndrime dhe përceptime të ndryshme rreth marrëdhënieve seksuale
