Categories Lifestyle

Studimi i ri për pijedashësit: Çfarë ju ndodh pas 1,2,3 … gotave vere?

Ndoshta keni dëgjuar ose edhe provuar fenomenin që ndodh zakonisht në shoqëri, ndërsa mund të jeni ndodhur me miq dhe dikush nga ju e ka kaluar pak me pijen. Natyrisht, është bërë një personazh tërheqës për tavolinën apo jo? Ja që kjo është e bazuar edhe në shkencë. Një studim i ri nga “Alcohol and Alcoholism”, i cili është botuar në Huffington Post, e ka parë fenomenin si një perspektivë për t’u bërë më tërheqës dhe për të qenë në avantazh me të tjerët.

Pyetja e studimit ishte: Sa tërheqës u dukeni të tjerëve kur jeni pak të dehur?

Shkencëtarët morën të dhënat e pjesëmarrësve, ndërsa ishin esëll, pas një gote dhe pas shumë gotave. Pjesëmarrësit në studim treguan se të njëjtin person nuk e shihnin njëlloj kur ishte esëll, kur kishte pirë vetëm një pije apo kur kishte pirë më shumë se një.

Pas disa fotove të zgjedhura, më shumë tërheqës u dukën të gjithë ata që kishin pirë vetëm një gotë. Konkluzioni: një pije është numri magjik. Studimi zbuloi se një pije e bën fytyrën më tërheqëse se sa të qenit esëll apo pas disa gotave. “Pas një gote verë, dukesh më e bukur” – ishte slogani që filloi të përhapej me shpejtësi pas studimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME