Categories Lajme

Studimi me 278 biznese shqiptare: 41% e kompanive po largojnë punonjësit

Kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka krijuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe po ndryshon mënyrën e funksionimit të biznesit shqiptar. Ky është përfundimi kryesor i një studimi që Biznes Albania ka kryer me 278 kompani në të gjithë Shqipërinë lidhur me gjendjen aktuale të ndërmarrjeve. Në të dhënat e studimit, vërehet se vetëm 24% e ndërmarrjeve funksionojnë plotësisht, ndërsa 31% kanë ndalur funksionimin. Drejtori i Biznes Albania, Koli Sinjari, thotë se një pjesë e vogël e ndërmarrjeve po operojnë pjesërisht, pasi klientët janë prekur nga situata dhe kërkesa është më e ulët në këtë kohë pandemie.

“Shqetësimet janë nga më të ndryshmet, por kryesisht shqetësimet janë përqendruar në atë që fluksi parave që janë në përmbajtjen e stafit, por gjithashtu edhe për të organizuar operacionet e tyre janë të pamjaftueshme, ndaj janë dhe problem me bankat. Furnizuesit kanë qënë të parregullt, për shkak se ato kanë pasur problemet e tyre. Partnerët me të cilët punojnë kompanitë nuk kanë qënë në nivelin e duhur, për shkak se është prishur zinxhiri i bashkëpunimit, kështu që nëqoftëse një partner nuk punon dhe një eksportues nga jashtë nuk funksionon, i gjithë zinxhiri ka qënë i vështirë”, thekson Sinjari.

Kompanitë e pyetura shprehin shqetësim për të ardhmen e afërt, pasi 41% e tyre thonë se po largojnë njerëzit nga puna, ndërsa pjesa tjetër me gjithë vështirësitë që po hasin këtë kohë është duke e mbajtur pjesërisht fuqinë punëtore. “Ky numër është 41 %, që po do të largojmë njerëzit nga puna, ndërsa 59% pjesërisht ose do gjejmë mënyra të tjera të ndryshimit të formës së biznesit në mënyrë që të përballojmë situatën në forma të tjera. Por pjesa më e madhe thonë po jemi përballë një situate që do largojmë njerëzit nga puna”, shton drejtori i Biznes Albania.
Për shkak të situatës së krijuar, Sinjari thotë se bizneseve do t’iu duhet të paktën 6 muaj të rikthehen në normalitet.

“Jo të gjithë kompanitë kanë plane afatgjata të tyre dhe një pjesë e madhe të tyre rreth 40% thonë që brenda një periudhe e kemi shumë të vështirë ta marrim veten vetëm pak thonë që mund ta marrim veten nga 30-90% pjesa tjetër thotë që do e kemi të vështirë që do të thotë që duan 6 muaj për të marr veten që nuk është e thjeshtë për të përballuar situatat ekonomike dhe financiare”, deklaron Sinjari. Ndërmarrjet e anketuara nga Biznesi Albania i përkasin një sërë sektorësh; shumica e tyre janë biznese private dhe të themeluara ndërmjet viteve 1990-2017. Drejtori i Biznes Albania thotë se ndikimi në ekonominë e përgjithshme mund të jetë i rëndësishëm nëse nuk merren masa në kohë për vazhdimësinë e biznesit./news24

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME