Categories Lifestyle

Studimi tregon vendet ku burrat dhe gratë jetojnë më gjatë

Gratë në Zvicër jetojnë më gjatë se të gjitha gratë e tjera në botë.Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një sërë ekspertësh, të cilët kanë studiuar jetëgjatësinë në 15 vende të mëdha. Sipas këtij studimi, femrat që jetojnë në Zvicër mesatarisht jetojnë 79.03 vjet Ndërkohë gratë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA kanë një jetëgjatësi mesatare prej 76 vitesh, duke u renditur respektivisht në vendin e gjashtë dhe të tetë.

Shkencëtarët e Universitetit të Pensilvanias, zbuluan se Australia kryeson tabelat për jetëgjatësinë e meshkujve me 74.1 vjet. Për burrat, Mbretëria e Bashkuar renditet e gjashta (72.33 vjet) dhe SHBA-ja në vendin e tetë (71.57 vjet). Studiuesit thanë se jetëgjatësia në këto 15 vende ofron gjithashtu një parashikim më të qartë se sa kohë pritet të jetojnë njerëzit.

Dr Michel Guillot dhe kolegët e tij përdorën të dhënat nga 15 vendet me jetëgjatësi të lartë në botë. Kjo listë përfshinte Norvegjinë, Japoninë, Spanjën, Danimarkën dhe Belgjikën. Gratë australiane renditen në vendin e dytë me 78.9 vjet, ndërkohë që Norvegjia renditet në vendin e tretë me një mesatare jetëgjatësie prej 78.61 vjet. Italia renditet e fundit për jetëgjatësinë e grave me një mesatare prej 72,14 vitesh.

Ndërkohë burrat në Suedi dhe Zvicër renditet në vendin e dytë me 74.02 vjet dhe në vendin e tretë me 73.7 vjet. Meshkujt nga Portugalia vetëm një jetëgjatësi prej vetëm 64,77 vjet, duke i vendosur ata në fund të renditjes.

“Besimi popullor është se Japonia dhe vendet nordike renditen të parat në aspektin e shëndetit, mirëqenies dhe jetëgjatësisë. Por ato që udhëheqin janë Australia dhe Zvicra”, thotë Collin Payne, eksperti që drejtoi studimin. “Rezultatet kanë të bëjnë shumë me stabilitetin afatgjatë dhe tregojnë se Australia ka ruajtur një standard të lartë jetese për një kohë të gjatë”, thekson ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME