Ibrahimi kërkon me doemos që Hatixheja t’i rikthéhet dhe për këtë po bën maksimumin e tij. Megjithatë, nga Sulltanesha ka vétëm héshtje dhe asnjë reagim më tepër. Pashai kërkon të dijë se nëse nuk ka ndërmend ta falë e të bëhen çift siç kanë qenë, atëherë përse ka héqur dorë nga vendimi i parë për dívorcím. Ndaj, Hatixhe i tregon se arsyeja e vetme është që të mos i japë Hyrremit atë që ajo kërkonte. Nëse do e kishte ndàrë Ibrahimin, Hyrremi do fòrcòhej edhe më tepër. Gjatë ditës, Ibrahimi thérret Hatixhenë në qòshen ku janë takuar fshéhurazi për herë të parë, dhe i dhùron asaj një unazë, të cilën Hatixheja nuk e pranon dhe largohet.

Sulltan Sulejmani qëndron pranë Hyrremit gjatë gjithë natës, i shqétësuar se çfarë e solli atë në atë gjéndje. Ai méson nga zonja Afife se si qéndron e vërteta e Hyrremit dhe më pas largohet. Me urdhërin e tij, Firuzeja sistemohet në katin e të preferuarave. Teksa Hyrremi kalon në harem, ajo shikon Firuzenë mes vajzave të tjera, duke i treguar gjithë dhuratat që janë dërguar për të nga Sulltan Sulejmani. Pranë Hyrremit shkon edhe Hatixheja, për t’i përplàsur të vërtetën e Firuzesë në fytyrë, por si gjithmonë, Hyrremi ka një përgjigje për të, për t’i mbyllur gojën. Para se të largohet nga sarajet, Hatixhe do takohet rastësisht me Nigarin. Kësaj rradhe, ajo do e ndalojë për të folur me të. Fillimisht Hatixheja i kujton se nëse do donte, do e kishte dëbuar me kohë prej sarajeve, por e ka lënë aty me një arsye; për të qëndruar afër Hyrremit dhe për t’i treguar Hatixhesë çdo hap që ajo hedh. Ndërkohë, Mahidevrani dhe Mustafai mbërrijnë në Manisa. Sapo hyn brenda sarajeve, Mahidevrani përlotet, duke rikthyer në mendjen e saj çdo kujtim që ka patur dhe ka lënë po në atë saraj.
Nga ana tjetër, Rrustem Aga i kërkon Sulltanit një minutë nga koha tij për të ndàrë një shqétësim. Ai i tregon se edhe Rrustemi vetë është një nga personat që janë rritur dhe stërvitur nga Iskender Çelebiu. Fríka tij qëndron tek Ibrahim Pashai, pasi duket se ai ka marrë vendim të prérë që të débojë të gjithë personat që mund të shikohen si ‘pasardhës’ të Iskender Çelebiut. Sulejmani e diskuton këtë çështje me Ibrahimin, i cili pohon fjalët e Rrustemit, ndaj, Sulltani këshillon Ibrahimin që të mos krijojë paràgjykíme ndaj atyre personave vetëm se kanë punuar me Iskender Çelebiun.

