Categories Sport

Dalin përgjigjet për Olsi Ramën, FSHF ende nuk është shprehur nëse ndeshja do të zhvillohet

Kanë dalë rezultatet e testimeve te klubi i Partizanit, ku tre pjesëtarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe janë asimptomatikë. Të tre lojtarët janë izoluar dhe sipas klubit nuk do jenë pjesë e derbit me Tiranën, edhe pse zhvillimi i tij është ende në pikëpyetje. Mes personave që ka kryer testin është edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, testi i të cilit sipas vetë klubit të Partizanit ka dalë negativë. Olsi Rama është drejtues te skuadra e partizanit, tashmë prej disa kohësh, por duket se nuk ka pasur kontakte të afërta me futbollistët të cilët kanë rezultuar pozitivë. FSHF ende nuk është shprehur nëse ndeshja do të zhvillohet, ndërsa klubi i Tiranës ka kërkuar që derbi të zhvillohet me patjetër. Infektimi i lojtarëve të Partizanit shënon rastin e parë të rasteve me Covid pas rifillimit të ndeshjeve të superiores.

Njoftimi i Partizanit: FK Partizani njofton rezultatet e testeve të kryera nga ekipi për COVID-19. Në total janë kryer 50 tamponë dhe nga përgjigjet zyrtare të konfirmura nga ISHP (Insituti Shëndetit Publik), tre pjestarë të ekipit Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe janë asimptomatikë.

Pjesa tjetër e skuadrës, stafi dhe punonjës të klubit kanë dalë negativ. Në zbatim të protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lojtarët janë izoluar dhe nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Ekipi gëzon gjendje optimale dhe panvarësisht mungesave është gati për të dhënë maksimumin në derbin me Tiranën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME