Nga fillimi i shtatorit të kaluar, zyra e kadastrës në Vlorë regjistroi një seri të pazakontë largimesh nga puna të drejtuesve të saj. Kështu ndodhi dhe me Jurgen Pilkapin, i cili drejtoi kadastrën vetëm një muaj. Ky është drejtuesi i shtatë brenda 9 muajve që dorëhiqet nga ky post. Kadastra e Vlorës ka nisur zyrtarisht menaxhimin e pronave në bregdet, që mbetet çështja me e nxehtë në këtë qytet dhe mendohet se dorëheqjet kanë pikërisht këtë emërues të përbashkët.
Categories
Lajme
Vlorë, dorëhiqet drejtuesi i shtatë i Kadastrës
