Categories Lifestyle

Supa e Artë e Kungullit – Një Formulë Plot Shije dhe Pasion

Cilado qoftë koha e vitit – kungulli është një perime krejt e mrekullueshme dhe për më tepër është baza e një supe krejt shijeplotë me të cilën mund të krenoheni në kuzhinë. Një recetë e famshme për supën e kungullit Përbërësit: 2 kunguj mesatarë, 2 qepë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 gota me lëng pule, 1 gotë ujë, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë çaji kanellë, një lugë çaji xhinxher të grirë ose pluhur.

Ngrohni furrën në temperaturën 200 gradë. Merrni dy kunguj të verdhë të madhësisë mesatare dhe ndajini në dysh. Hiqjani farat dhe vendosini në furrë nga ana e lëkurës mbi një letër kuzhine. Lërini të piqen për 35-40 minuta ose derisa tuli i kungullit të zbutet. Nxirrini nga furra dhe me një lugë gërryeni dhe mblidheni të gjithë tulin e kungujve. Tulin kalojeni në mikser që t’i jepni formën e puresë.

Në një enë metalike hidhni vajin e ullirit dhe qepët e grira mira dhe kavërdisini për 5-10 minuta. Më pas në të njëjtën enë, bëni bashkë tulin e kungujve dhe shtoni lëngun e pulës, ujin, një lugë gjelle mjaltë, si edhe erëzat. Lërini të ziejnë duke i trazuar nga pak në zjarr të avashtë për 30 minuta. Lëreni të ftohet paksa dhe servireni bashkë me fara të pjekura kungulli dhe pak piper të kuq./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME