Categories Lajme

“Super investimi”/ Qeset e këpucëve përdoren si dyer për inkubatorët e foshnjave

Një tjetër denoncim është lëshuar sot për kushtet në maternitetet shqiptare, të shënjestruara së fundmi për mungesë të inkubatorëve çka ka sjellë edhe vdekjen e foshnjave.

Situata në të cilën ndodhen maternitetet shqiptare, po rëndohet çdo ditë e më shumë. Mungesa e inkubatorëve dhe e pajisjeve të tjera mjekësore për të trajtuar foshnjet e lindura para kohe, po sjell rritjen e vdekshmërisë foshnjore (këtu).

Në qendër të vëmendjes është vënë materniteti “Koçi Gliozheni” në Tiranë, ku sipas deputetit demokrat Bardh Spahia, qeset që shërbejnë për këpucët përdoren si dyer në inkubatorë.

Spahia e ka denoncuar fenomenin edhe me foto, ai shkruan:

“Ne Maternitetin Koço Gliozheni, qeset qe përdoren per te mbuluar këpucët përdoren si dyer për inkubatorët. Ky është investimi i fundit madhor i ministres se shendetesise se qeverise Rama. (foto e bere sot ndersa ministrja ishte ne mbledhje me dyer te mbyllura me drejtuesit)!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamëz! Dy makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, Kamëz. Ngjarja ka…

LEXO ME SHUME