Categories Sport

Superliga/ Përmbyllet sot java e 15-të, Partizani rrezikon kreun

Ditën e djeshme u luajt ndeshja hapëse e javës së 15-të, të Kategorisë Superiore, ajo mes Partizanit dhe Tiranës, ku bardheblutë fituan me rezultatin 1-2. Ndërkohë ditën e sotme luhen katër takime të cilat mbyllin këtë javë të kampionatit.

Në orën 13:00 luhen dy takime, ato mes Flamurtarit dhe Bylisit dhe Laçi ndaj Luftëtarit të Gjirokastrës. Ballshiotët me anë të një fitoreje ndaj Flamurtarit të vendit të fundit, mund të marrin dhe kryesimin e tabelës së klasifikimit, qoftë edhe përkohësisht.

Ndërsa në orën 16:00, luhet një tjetër ndeshje e madhe e javës, ajo mes Kukësit dhe Teutës. Verilindorët aktualisht ndodhen në vendin e dytë me 24 pikë, ndërsa durrsakët kanë 2 pikë më pak dhe renditen të gjashtët. Gjithashtu në orën 16:00, zhvillohet ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME