Categories Politike

“Ta mundim Sorosin si Skënderbeu turqit”, Matteo Salvini: Aty ku është bashkimi mposhten armiqtë (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Italian, njëkohësisht edhe kreu i Lega Nord, Matteo Salvini gjatë një bashkëbisedimi ka treguar se është e qartë strategjia se si duhet luftuar Xhorxh Soros.

Salvini ka akuzuar Sorosin se ka hedhur 18 miliardë euro nëpër vende të ndryshme në Europë përfshirë edhe Italinë si dhe në SHBA, kundër të djathtës dhe konservatorëve.

Matteo Salvini ka marrë shembullin se si Gjergj Kastrioti-Skëndërbeu luftoi dhe mundi perandorinë Osmane për më shumë se 25 vite, e cila sipas tij ishte më e fortë dhe e mirë organizuar se ajo e heroit të shqiptarëve.
Sipas tij “aty ku është besimi, fuqia, bashkimi, e vërteta, këta (armiqtë), mund të kenë edhe miliarda, por nuk do të fitojnë. Ti mposhtësh armiqtë me gjithë miliardat e tyre”.

Sipas Salvinit shembulli I Gjergj Kastriotit është edhe shembulli që duhet ndjekur për të mpushtur George Sorosin.

Pjesë nga deklarata e Salvinit:

Ndërkohë është një zotëri që ka deklaruar publikisht se ka vënë në dispozicion të tij privat 18 miliard euro që është baraz me paketën fiskale të qeverisë. Shikoni dhe lexoni se çfarë është Fondacioni për Shqipërinë e Hapur i drejtuar nga Geroge Soros, ka filiale në të gjithë Europën. 900 milion euro investime në promovimin e demokracisë në botë, çdo vit.  Në Itali financon dhjetra OJQ. Po ju lë të imagjinoni për çfarë bëhet fjalë.

Kur isha në Romë, fola për një nga heronjtë e popullit shqiptar, Gjergj Kastriotin e shekullit të 15-të, I cili I rezistoi rrethimit, madje edhe dhjetra rrethimeve islamike. Islamike! Sepse historia përsëritet.

Në shekullin e 15-të, në të 18-tin, më 2017 . Në atë kohë ata kuptuan që ishin në rrezik dhe u mbyllën në kështjellë e më pas dilnin e sulmonin.

Rezistuan dhe mposhtën një ushtri që ishte shumë më e pasur, më e fortë dhe më e mirëorganizuar. Por aty ku është besimi, fuqia, bashkimi, e vërteta, këta (armiqtë), mund të kenë edhe miliarda, por nuk do të fitojnë. Ti mposhtësh armiqtë me gjithë miliardat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME