Categories Lajme

Taksimi për pronat e dhuruara përtej trashëgimtarëve të parë dhe të dytë, do të llogaritet sipas çmimit të blerjes

Taksimi 15% për pronat e paluajtshme të dhuruara përtej trashëgimtarëve të parë dhe të dytë do të llogaritet sipas çmimit të blerjes. Udhëzimi për zbatimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” përcakton se në rastin e pasurisë së paluajtshme që është fituar me trashëgimi ose dhurim, ose heqje dorë nga pronësia, çmimi i blerjes për qëllime tatimore është vlera e tatueshme e pasurisë të dhuruar ose trashëguar në momentin e marrjes e përcaktuar sipas praktikave në fuqi.

“Kjo vlerë zbatohet në rastet kur transaksioni pasues mbas trashëgimisë / dhurimit / heqjes dorë, në thelb ka përsëri natyrë dhurimi / trashëgimie/heqje dorë, dhe ka një akt të ligjshëm trashëgimie/dhurimi/heqje dore për përfituesit ligjorë, sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil.

Në çdo rast apo formë tjetërsimi ndryshe sa më lart, çmimi i blerjes do të jetë i barabartë me shumën që ka paguar përfituesi në atë transaksion, dhe nëse nuk ka paguar për shkak të përjashtimit ligjor nga tatimi, ajo shumë do të jetë zero”.

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat përjashton tatimin e pasurive të paluajtshme të dhuruara te trashëgimtarët e radhës së parë dhe të dytë. Për pronat e trashëguara apo dhuruara te trashëgimtarët përtej radhës së parë dhe të dytë të përcaktuara në Kodin Civil pasuria do të tatohet 15% e llogaritur me çmimin e blerjes. Por, sipas ligjit të ri, pronat e dhuruara përtej trashëgimtarëve të parë dhe të dytë nuk taksohen për vlerën e tyre nga 1 deri 5 milionë lekë.

Për kontabilistët vendosja e tatimit me fashë te pasuritë, pas brezit të parë dhe të dytë të trashëgimtarëve është një praktikë që ndiqet edhe nga disa vende europiane.

Neni 60 i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”

Tatimi i trashëgimisë, dhuratave dhe fitimeve nga lojërat e fatit

Trashëgimia në zbatim të këtij neni përfshin pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara si rezultat i kalimit për shkak të vdekjes nga personi i vdekur tek trashëgimtarët e tyre, pasi janë zbritur detyrimet e trashëgueshme.

Përjashtohen nga tatimi:

a) dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë (Neni 360 Kodi Civil) dhe të dytë, sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, si dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla;

b) dhurimet dhe trashëgimitë të marra përveç atyre të përcaktuara në shkronjën “a” deri në 5,000,000 lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme dhe deri në 1,000,000 lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues;

c) kalimi i së drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë sipas neneve 361 deri 363 të Kodit Civil, përkatësisht nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme e fituar në bazë të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”, i ndryshuar.

Udhëzimi

Të ardhurat e tatueshme nga investimi për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme

17.1 Procedurat e llogaritjes së të ardhurave, kostove dhe fitimeve, sipas rasteve dhe nënrasteve, në lidhje me fitimet kapitale që lidhen me tjetërsimin e pasurive të paluajtshme nga individët, sqarohen në udhëzimin e ministrit përgjegjës për Financat dhe drejtuesit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

17.2 Në rastin e pasurisë së paluajtshme që është fituar me trashëgimi ose dhurim, ose heqje dorë nga pronësia, çmimi i blerjes për qëllime tatimore është vlera e tatueshme e pasurisë të dhuruar ose trashëguar në momentin e marrjes e përcaktuar sipas praktikave në fuqi.

Kjo vlerë zbatohet në rastet kur transaksioni pasues mbas trashëgimisë / dhurimit / heqjes dorë, në thelb ka përsëri natyrë dhurimi / trashëgimie/heqje dorë, dhe ka një akt të ligjshëm trashëgimie/dhurimi/heqje dore për përfituesit ligjorë, sipas neneve 361 dhe 363 të Kodit Civil.

Në çdo rast apo formë tjetërsimi ndryshe sa më lart, çmimi i blerjes do të jetë i barabartë me shumën që ka paguar përfituesi në atë transaksion, dhe nëse nuk ka paguar për shkak të përjashtimit ligjor nga tatimi, ajo shumë do të jetë zero. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME