Categories Lajme

”Task-Forca” e ekspertëve/Manastirliu për virusin kinez: Jemi më pak të rrezikuar se vendet e BE

Koronavirusi që ka tronditur dhe frikësuar botën, ka bërë që të mblidhet ”Task Forca” e ekspertëve për masat e marra. Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se Shqipëria mbetet me rrezikshmëri të ulët. ”Jemi të përgatitur për përballimin e sëmundjeve infektive. ISHP ka forcuar survejimin për sëmundjet respiratore”. Virusi kinez ka shkaktuar të paktën 81 viktima në Kinë, 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në zonën Wuhan.

Pjesë nga deklarata

Edhe Shqipëria po merr masat paraprake për mbrojtjen dhe kontrollin ndaj këtij virusi. Aktualisht ISSH ka përforcuar survejancën në bashkëpunim me spitalet e vendit. Sipas rekomandimeve Komiteti i Posaçëm në OBSH nuk ka shpallur një emergjencë ndërkombëtare. Kjo situatë po menaxhohet. Masat janë në koordinim me OBSH. Edhe pse në lidhjen me interferencën dhe udhëtimet nuk parashikohen kufizime ne kemi rritur kontrollet në pikat kufiate aeroport.

Duke mos pasur linjë ajrore direkte me Kinën kemi një rrisk më të ulët se vendet e tjera. Autoritete në Shqipëri janë në një rrjet me institucionet simotra. Masat që janë marrë deri tani nga strukturat e ministrisë së Shëndetësisë me të tjerat. Ka nisur puna informuese dhe trajnuese nga ISSHP në pikat kufitrare. Janë shtuar masat higjeno sanitare. Ne kemi një survejancë shumë të mirë dhe sistemi i kapjes së hershme është mirëpërcaktuar dhe funksionon më së miri. Kemi një laborator të standartizuar dhe një laborator të certifikuar mikro-biologjik në QSUT.

Kemi stafe të trajnuara. Kemi kapacitete për trajtimin e elementëve në urgjencën e infektivit. Dua t’iu informoj që çdo hap që në bëjmë dhe çdo plan masash që marrim është në zbatim të rregullores për mbrojten e shëndetit.

Janë duke u forcuar masat. Ky është një takim publik por puna jonë ka filluar më herët. Bazuar në informacionin e deritanishëm rreziku për të ardhur në Shqipëri ky virus mbetet i ulët në krahasim me vendet e BE. Shqipëria, ekspertët nga ISHP kanë qenë në një trajnim intensive për të përballuar sëmundjet infektive dhe ato na gjejnë të përgatitur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME