Categories Lajme

Letra e një qytetareje nga Vlora për spitalin rajonal Vlorë, pasi urgjenca nuk iu përgjigj për prindërit e saj (Lexojeni)

Me poshte eshte letra e nje qytetareje nga Vlora per spitalin rajonal Vlore, pa hequr asnje fjale nga redaksia jone.

Deshiroj te sjelle ne vemendjen tuaj ashtu dhe te gjith banoreve te Vlores se si dy nga istitucionet me te rendesishme qe duhet te ndimojne dhe te sigurojne jeten e qytetareve, po i tradhetojn ne menyre jo vetem te turpshme po dhe kriminale.
Po flas per sistemin sanitar dhe pikerishte per urgjencen e spitalit rajonal Vlore dhe per polizine e ketije qyteti bregdetar, skenari i shume ngjarjeve madheshtore dhe revoluzionare.
Sot e Djela e 26 janari ne urgjenzen e spitalit vlore rreth ores 17:00 nje burre vlonjat shoqeroj me autobuz gruan e semure me kriza respiratore.
Per te mos u zgjatur shume ne detaje doja vetem te precisoja qe jo me shume se 5 vite me pare ky njeri kaloj nje traum te rende neurologjike gje qe e coj ne rrezik serjoz jete Po flas per nje aneurizem dhe kjo beri qe kur pa nje njeri te dashur te mos mare dote fryme ankthi dhe frika e dikurshme te kthehej kesaj radhe jo per veten po per shoqen e nje jete.
Nuk e di se si quhet doktoresha qe sot ishte ne turnin e urgjences ne spital sepse nuk u prezentua dhe nuk pergjigjet njeri ne numrin e urgjences gje e cuditeshme sepse vet emri thote shume. “ Numri i urgjences 24 su 24” Sidoqofte si balerine kabareje kjo doktoresh kercente nga nje paciente ne tjetrin ne koridorin e spitalit ndoshta me shume per te mbledhur ofertat e se djeles sasa per ndonje gje tjeter, si per shembull “ triazhi per te percaktuar rendesine e radhes se urgjences ” jam e sigurte per kete sepse seleksioni i turpshem i saj qe “ti prit “nje pacienti, “ti ik se ske gje “ nje tjetri, precizoj qe pacientet qe ndiqen nga urgjenca si kliente te pa deshirushem ne bordelin e 1800, ikin pa nje djagnoz e pa nje dokument perciellje.
Per tu kthyer te gruaja me burrin e saj “doktoresha” -kerkoje falje gjith kategoris se mjekve per titullin “ doktor ” qe perdor per kete kriminele e mercenarie te jetes dhe dhimbjes- fillimishte filloj te gerthas kundrejte burrit kur ky shkoj ta therras sepse asnje nuk kish akoma pasur “mundesin” ta shihte gruan e tije “ dil jashte nuk dua te te degjoj” “Doktoresh grruaja nuk mer dote fryme ajo ka probleme me mushkrite. I jati vdiq nga probleme ne mushkri dajli jone pak kohe me pare pati nje “pneumotorace spontan primitiv” eshte e trashegushme ju e dini…”
“ dil jashte te thashe “ Akoma dridhej burri ndersa kthehej dhe ulej pran se shoqes.
Me vone doktoresha vendos te shoh gruan them te shoh se kete beri nuk perdori stetoskopin nuk degjoj mushkrit ajo qe beri qe nje elettrocardiogramma “zemra eshte mire ikni ne shtepi.”
“Doktoresha une nuk erdha per zemren po per mushkrit nuk mar dot fryme une… “Per mushkrit shko te doktori i lagjes.
“ Shkoni te privati per nje radiografi.” Tha dikush ate. “ Tani largohuni “ i percolli se fundi doktoresha
Te deshperuar ikin I biri eshte large dhe nuk di gje. E bija e ciftit nuk jeton ne Shqiperi, nga Italia mori rajonin e policise Vlore per te kerkuar ndihme dhe senjaluar nje padrejtesi qe mund te rjedhoj ne krim.
Te urgjenca e policis u pergjigje nje police dhe pa u identifikuar – mesa shoh asnje nuk identifikohet ne istitucionet shqiptare dhe si rjedhoje asnje nuk mbane pergjigjesi. -se kush ishte ju pergjigj vajzes se ciftit.
“ Ne jemi policia 👮🏻‍♂️ nuk hyme ne mjeksi” jo se vajza kerkonte sallen kirurgikale ne zyrat e policise -per tu kuptuar- ajo kerkonte qe dikush te bente punen e vete dhe te hetonin. Sa absurde si kerkes!?Ju si mendoni? Pasi vajza kemguli me shume. Degjoj e shokuar pergjigjen e polices
“ nje nga prindrit te vije te beje denoncim “ “ Po nuk munden nuk jane mire, babi nuk e le dot mamin vetem ne kete momente “ “ Mer avjonin dhe hajde ti.” “ Nderkoh nena ime ku perfudon?”
Po pergjigje nuk mori sepse policia i kish mbyllur telefonin .
Une jame mbesa e nje partizani, nje nga heronjt e atdheut jam ritur me buke e dashuri ndaj atdheut, krenare per origjinen time. Jam martuar me nje djal italian kam 2 femij dhe te dy dine shqipen se kan gjak shqiptari.
Po Shqiperia ime nuk ekziston me, ndoshta nuk ka ekzistuar kurre.
Nuk e di nese kjo leter do lezohet nga donj njeri po jam e sigurte se si kjo leter ekzistojne miliona ne Vlore ne Shqiperi, te shkruara dhe te pashkruara.
Pershendetje nga large nga Jeta Miftari

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME