Categories Politike

Edmond Spaho: Nëse s’ka zgjedhje pas reformës zgjedhore, opozita u kthehet protestave

Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t’ju rikthehet protestave masive.

Paralajmërimi ka ardhur nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar për 29-vjetorin e krijimit të PD-së në Mirditë.

“Protestat do të jenë rruga që do të na shoqërojë ne nëse pas 15 marsit nuk caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.”

Sipas Spahos, opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit, shkruan Ora News.

“Do të luftojmë që në 15 mars reforma zgjedhore të ketë përfunduar. Kjo është detyra jonë. Detyra e radhës është caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë’.

Edi Rama largohet përmes bashkimit dhe qëndresës, u shprehen përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

29-vjetori i Partisë Demokratike në Mirditë bëri bashkë themelues, kontribues e anëtare të kësaj force politike, ndërsa u kërkua angazhim maksimal i strukturave për tu përgatitur për zgjedhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME