Categories Bota

Të dhënat e OBSH: Çdo minutë, 5 persona humbasin jetën në botë nga trajtimi i gabuar

Kujdes kur zgjidhni mjekun! Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar. Miliona vetë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhen viktimë e trajtimeve të gabuara mjekësore.

“Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanim Ghebreyesus në Gjenevë. Për herë të parë për këtë OBSH shpall “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve” më 17 shtator. Me këtë organizata e OKB-së kërkon të tërheqë vëmendjen për këtë problem.

Në të gjithë botën 40% e pacientëve kanë pësuar lëndime në trajtimet ambulante, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre. Në 150 vende me të ardhura të ulëta e të mesme, 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore, transmeton DW shkrimet e mediave dpa, epd e kna. Gama e gabimeve është e madhe – që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit.

Në statistikat e OKB-së dalin edhe prerjet e gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët. “Ky është një problem global”, ka thënë një nga krerët e OBSH-së, Neelam Dhingra-Kumar.

Një arsye është edhe hierarkia e fortë në spitale, ku personeli vartës nuk guxon të hapë gojën, apo punonjësit kanë heshtur nga frika e pasojave. Sipas ekspertëve, me një siguri më të mirë për pacientët, kursehen para, sepse pacientët e trajtuar gabim duhet të trajtohen më vonë shumë gjatë në klinika. Presidenti i Dhomës së Mjekëve Gjermanë, Klaus Reinhardt është shprehur, se prioritet kryesor duhet të jetë siguria e pacientëve. “Cilësia dhe siguria duhet të jenë motorët e sistemit mjekësore dhe jo konkurrenca dhe presioni i shpenzimeve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME