Categories Lajme

Të paraburgosurit për dëbime përbëjnë 27%, të gjithë të burgosurve që ndodhen në Greqi. Do të habiteni sa janë shqiptarë

Të dhënat e plota për vitin 2017, janë siguruar nga policia dhe janë raportuar Avokatit të Popullit të Greqisë, mbi shtetësinë e të huajve që presin në qelitë e komisariateve për tu deportuar. Shifra e larta që tregojnë se nga 13,439 të dëbimit të detyruar, 11,111 prej tyre janë emigrantë shqiptar, që përbëjnë 83%. Mbi të gjitha nga ky raport transparencë i policisë tregon qartë numrin e lartë e të huajve që vuajnë dënimin për tu deportuar i cili është në masën 27% të numrit të përgjithshëm të dënuarve në këtë vend.

Shifrat e të paraburgosurve administrativë që do të debohen

Sa i përket të paraburgosurve administrativë, policia greke (ELAS-i) informoi Avokatin e Popullit se më 1 nëntor 2017 në Qendrat e Para-Deportimit mbaheshin gjithsej 2,598 të huaj, një numër që është mbi 60% më i madh se një vit më parë ku numti i të burgosurve ishte 1,583.
Numri përkatës i të huajve që do të kthehen por që mbahen në ambientet e paraburgimit të policisë më 1 nëntor 2017 ishte 974 persona.

Përvec paraburgosjes probleme kryesore të ngritura në vitin 2017, lidhur me procedurat e kthimit janë: Informacion i pasaktë i të burgosurve në procesin e kthimit, së bashku me një mungesë të plotë të interpretimit. Interpretimi është i rëndësishëm për të gjitha të drejtat e të burgosurve, pasi që qendrat e ndalimit bashkëjetojnë me kategori të ndryshme të të burgosurve, thekson nga ana e tij Avokati i Popullit te Greqisë.

Por mbi te gjitha vlen për t’u theksuar se Greqia si një vend pritës i emigrantëve ku mbi 605 janë shqiptarë ka bërë me dhjetra studime për këtë komunitet, në një kohë që Shqiperia ende nuk ka bërë asnjë për emigracionin shqiptar në Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME