Categories Lajme

Të porsalindurit e njohin trupin e tyre brenda pak orësh

Brenda disa orësh nga lindja, të sapolindurit i njohin trupat e tyre si një entitet i veçantë nga bota e jashtme.

Kjo u zbulua nga një studim në Torino, ku në sajë të elektroencefalografisë – një teknikë joinvazive e imazheve neurologjike – u mat korrelacioni nervor i këtij fenomeni.

“Ndryshe nga çfarë ndodh me gjitarët e tjerë, foshnjat jerëzore tashmë janë në gjendje të lidhin një tingull me një prekje brenda pak orësh nga jeta”, tha Francesca Garbarini, profesore e Psikobiologjisë dhe Koordinatore e Laboratorit ”Manibus” të Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Torinos.

”Kjo mund të jetë për shkak të fazës së gjatë dhe të pasur të shtatzënisë që mund të ketë përgatitur tashmë shfaqjen e këtij mekanizmi gjatë lindjes. Përgjigjet nervore të vëzhguara gjithashtu tregojnë se foshnja është në gjendje të dallojë nëse tingulli jepet afër ose larg nga ai i tij”, theksoi ajo.

Botuar në revistën prestigjioze shkencore ndërkombëtare ”Proceedings of the National Academy of Sciences” (Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave) kërkimi u krye nga ”Manibus” i Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Torinos dhe nga Universiteti Neonatolog i spitalit ”Sant’Anna”, në bashkëpunim me MySpace Lab të Departamentit të Neuroshkencave Klinike të Universitetit të Lozanës dhe Qendrës për Shkencat Neurale të Universitetit të Nju Jorkut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME