Categories Lajme

Të shtë.nat me armë në Berat, pol.icia zbardh dinamikën e ngjarjes, 3 persona në pran.ga

Pronari i një lavazhi në Berat ka qëlluar me armë ndaj disa personave të cilëve u kishte dhënë me qira biznesin. Sipas policisë shkak është bërë mospagesa e lekëve të qirasë. Për pasojë 3 persona janë vënë në prangat e policisë.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz. “Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendngjarja. Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhit, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhit të cilën e ka dhënë me qira, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit”, njofton policia. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME