Categories Politike

Arta Dade – Ramës: Vendosi gishtin kokës, qeverisja jote ka dështuar, s’ka faj Macron

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, deklaroi në emisionin “Kjo Javë”, në News24, se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat e shtëpisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ish-ministrja e PS deklaroi se “JO-ja” për Shqipërinë nuk kishte të bënte me problemet e brendshme të BE, pasi sipas saj, probleme Evropa ka pasur edhe në vitet, kur janë hapur negociatat për Serbinë apo Kroacinë.

“Më duket se është një shtyrje më tepër se një “JO”.

BE është i interesuar për stabilitet në fqinjësinë e tij. Prej më shumë se 20 vite është investimi i BE në rajon, aq më tepër për Shqipërinë. Nuk besoj se është momenti që ne të tregojmë me gisht Francën, në fakt pati dhe vende të tjera, që e kanë përgatitur Shqipërinë, dhe politikanët, si Holanda, Danimarka, por edhe vende të tjera, kur u diskutua që Maqedonisë t’i jepej shansi dhe Shqipëria të mbetej në klasë. Jam dakord që ka problematikën e vet BE, por edhe vitet e mëparshme ka pas probleme, por Serbia ka hapur negociatat, Kroacia, etj.

Kam qenë e pranishme në Parlamentin holandez, kur kryeministri adresoi shqetësimin për shqiptarët që vinin për azil. Ju kujtohet ish-ambasadori i Gjermanisë , që iu bëri thirrje shqiptareve për t’iu treguar se nuk ishte ajo rruga. Mbetet për t’u bërë më shumë përpjekje. Liberalizimi i vizave nuk do të thotë lëvizje e lirë, do të thotë që ti hyn në Shengen pa viza. Ndërsa liberalizim do të thotë që qytetarët e një vendi të hyjnë të lirë kudo dhe të kërkojnë punë. Nuk është njëlloj të shkosh si azilant, është qeveria që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Është një dukuri që ka ndodhur vitet e fundit”, u shpreh Dade.

Rama tha se dielli do të lindte me 19 tetor, edhe nëse Shqipëria do merrte “JO” …

“Nuk është qasja e duhur në mënyrë të veçantë për një kryeministër, pasi ky duhet të jetë një moment reflektimi. Asnjëherë kur ka dështime, unë nuk kam vënë re as te kryeministri edhe as te politikanë të tjerë të mazhorancës që të vënë gishtin ndaj vetes. Nuk besoj se problemet që ka vetë BE do ta pengonin Zvicrën, Norvegjinë apo Islandën për t’u anëtarësuar. Duhet ta shohim gjithçka brenda vetes sot. A i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Shqipërisë nuk i ka munguar mbështetja e partnerëve tanë, nuk ka dashakeqësi. Lufta kundër korrupsionit a ka dhënë rezultate, apo korrupsioni ka vajtur në të gjitha nivelet. Më lejoni të kujtoj aferën e madhe korruptive, për të cilën nuk kemi asnjë përgjegjësi, 1 km rrugë të kushtojë 20 mln euro. Ka një rënie nga të gjitha nivelet, kemi rënie të biznesit, të përthithjes së investimeve të huaja.

Nuk dua të komentoj fare individët që përfaqësojnë mazhorancën, pasi qeveria si do që të jetë në punën e saj, ka diçka për të përmirësuar. Kur vendet e BE binden që ka progres dhe rezultate të prekshme në luftën kundër krimit, korrupsionit, në reformat e brendshme, hapin negociatat. Nuk është përgjegjës Macron për shqiptarët, që kanë vajtur e kërkojnë azil atje”, tha Dade

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME