Categories Lajme

Të tre të kapur dorë për dore, gruaja dhe fëmijët i japin lamtumirën Gjergj Xhuvanit

Të kapur dorë për dore, aktorja Luiza Xhuvani së bashku me vajzën dhe djalin Kostandin Xhuvani i dhanë lamtumirën bashkëshortit dhe babait të tyre, Gjergj Xhuvani. Regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani, u përcoll të martën (20 gusht 2019) në banesën e fundit.  Familjarët vendosën që ceremonia mortore të ishte private, ndërsa kolegët thanë se arti humbi një ndër regjisorët më të mirë.

Djali i regjisorit, Kostandin Xhuvani, u shoqërua gjatë gjithë kohës në ceremoni nga policë. Ai siguroi lejen nga  Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Në heshtje përcollën ngushëllimet edhe miqtë e tij të ngushtë, edhe pse kishin shumë për të thënë për një regjisor e njeri të rrallë si Xhuvani. Gjergj Xhuvani, humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej vitesh, një javë më parë në Romë, në moshën 56 vjeç. Por pavarësisht gjendjes shëndetësore ai po punonte për të sjellë projektin e tij të fundit, filmin “Liqeni im”.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME