Categories Lajme

Tefta Malaj tha se u kërcënua nga familjarët e burrit, kunata: Burri nuk donte ta pranonte në shtëpi, por llafe s’kemi bërë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në familjen shqiptare në Itali, ku Taulant Malaj vrau vajzën e tij 16-vjeçare, italianin Massimo De Sanits dhe plagosi rëndë gruan e tij.

Kunata e Tefta Malajt ka mohuar akuzat se 39-vjeçarja është kërcënuar nga familjarët e bashkëshortit. Raba Malaj u shpreh se Tefta e kishte telefonuar duke i kërkuar që të jetonte tek banesa e tyre, por bashkëshorti i saj nuk pranuar.

Kunata dhe se Tefta është fajtore pasi ka shkatërruar familjen e saj, duke shtuar se për djalin e saj 5-vjeçar është kujdesur deri ditën që Tefta Malaj doli nga spitali.

“Kemi ardhur këtu për të punuar. Unë nuk e pranova që të jetonte me ne. Ajo e shkatërroi familjen e saj. Më erdhi keq për djalin e vajzën, Nuk e kemi pranuar në shtëpi, por nuk e kemi kërcënuar.

Djalin ia kam larë e pastruar, ia kam dhënë atë ditë që doli nga spitali. I kam folur me edukatë. Ajo më mori në telefon dhe më tha që dua të vij të jetoj me ju. I thashë me gjysmë zëri mirë, por kur fola në darkë me bashkëshortin më tha që “nuk bëhet fjalë që ajo të vijë të jetojë me neve”.

Nuk e di pse nuk u kthye të jetojë në banesën e saj, gjakun e ka larë burri im me duart e tij.

Burri më tha që nuk do i pranojmë në shtëpi. Unë e di çfarë kam hequr me karabinierët në shtëpi dhe të sociales. Kur erdhi të marrë djalin, unë i hapa derën e futa në shtëpi.

S’ka pasur asnjë debat mes Teftës dhe burrit tim, ai është në gjendje të keqe. Ne nuk kemi kërcënuar njeri, edhe në ceremoninë mortore i kemi dhënë dorën. Ajo kërkon mbrojtje nga shteti dhe nxjerr këto.”- tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME